Moti i keq me reshje të shumta shiu ka mbërthyer gjatë orëve të fundit Italinë.
280 persona janë evakuuar e 6 punonjës të forcave të rendit kanë mbetur të plagosur në provincën e Bolonjës nga dalja nga shtrati i lumit Reno, ndërsa po i vinin në ndihmë banorëve në shtëpitë e përmbytura nga uji.
Ata u shpëtuan falë ndërhyrjes së një helikopteri të repartit të zjarrfikësve dhe po marrin mjekim në spitalin e zonës.
Në qytetin e Venedikut uji ka arritur në 113 cm mbi nivelin mesatar të detit, transmeton oranews.
Niveli i lartë i reshjeve ka detyruar mbylljen e një pjesë autostrade në rajonin e Alto Adige.
Lumi Po ka rritur në 3 metra në rajonin e Emilia Romanjës, ndërsa në Romë, fryrja e lumit Tevere ka detyruar bashkinë të mbyll të gjitha hyrjet buzë lumit.
Përmbytjet nga shiu kanë shkaktuar dhe mjaft aksidente rrugore.
Situata e motit të keq vazhdon të jetë në monitorimin e Drejtorisë së Mbrojtjes civile.
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...