Një komunë e kryeqytetit të Belgjikës, Bruksel, ka dhënë urdhër për arrestimin e të gjithë të pastrehëve të cilët refuzojnë të shkojnë në strehimore
Për shkak të “ftohtit siberian” që ka përfshirë qytetin, një komunë e kryeqytetit të Belgjikës, Bruksel, ka dhënë urdhër për arrestimin e të gjithë të pastrehëve të cilët refuzojnë të shkojnë në strehimore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kreu i komunës Etterbek, Vincent De Wolf, bëri të ditur se si pasojë e rënies së temperaturave në -10 gradë celsius në qytet, do të arrestohen të gjithë të pastrehët të rrezikuar nga ngrirja të cilët refuzojnë të shkojnë në strehimore.
“Të pastrehët e ngelur në rrugë në këtë të ftohtë mund të përjetojnë hipotermi dhe mund edhe të vdesin nga i ftohti”, u shpreh De Wolf, duke shtuar se ky vendim është marrë për të mbrojtur të pastrehët të cilët refuzojnë të përdorin mundësitë e strehimoreve.
Në rast të mosndryshimit të gjendjes së motit, kreu i komunës Etterbek tha se vendimi do të jetë i vlefshëm deri më 8 mars.
“Prefekti është i ngarkuar ligjërisht me detyrën e garantimit të sigurisë për personat nevojtarë”, shtoi ai.
– Alarm portokalli nga moti i ftohtë
Nga ana tjetër, si pasojë e të ftohtit ekstrem që ka kapluar tërë vendin, Instituti Meteorologjik i Mbretërisë së Belgjikës ka shpallur alarm portokalli.
Instituti në fjalë paralajmëroi se “moti polar” i ardhur nga veriu do të jetë shkak për uljen ekstreme të temperaturave dhe bëri të ditur se temperaturat, veçanërisht në mbrëmje dhe orët e hershme të mëngjesit, mund të bien në -10 gradë për shkak të erërave që fryjnë nga lindja dhe verilindja.
Ndërkaq, mediat lokale të Belgjikës bënë të ditur që si pasojë e të ftohtit të acartë, në vend kanë humbur jetën tre persona.
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...