Moska përjetoi dhjetorin e saj më të errët në rekord gjatë vitit 2017, pasi përjetoi vetëm gjashtë minuta diell.
Kryeqyteti rus zakonisht gjatë muajit dhjetor ka mesatarisht një orë në ditë diell, por gjatë vitit 2017 kjo ra në mënyrë dramatike, shkruajnë mediat ruse, transmeton portali arbresh.info
Stacioni meteorologjik i Universitetit Shtetëror të Moskës njoftoi se për të gjithë dhjetorin dielli në qiellin e Moskës u shfaq vetëm për ‘gjashtë minuta ose shtatë minuta’, sipas agjensisë së lajmeve TASS.
Deri tani, muaji më i errët në Moskë ishte dhjetor 2000, kur u regjistruan vetëm tre orë kohë të mirë.
Lajmi vjen kur temperaturat në Rusi bien në një nivel të ulët rekord.
Gjatë fundjavës, dy njerëz janë ngrirë për vdekje pasi makina e tyre u prish, përderisa ata janë përpjekur që të shkonin në fermë.
Nëpër disa vende të Rusisë temperaturat kanë shkuar deri në -50 gradë./arbresh.info/
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...