Sulmet me dronë gjatë natës mes Rusisë dhe Ukrainës kanë lënë të plagosur dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha, me tre persona që janë plagosur në rajonin ukrainas të Dnipropetrovskut, tha guvernatori Oleksandr Hanzha.
Një burrë u plagos në Dnipro, dhe një burrë e një grua u plagosën në Krivi Rih. Sulmet kanë shkaktuar zjarr, tha Hanzha.
“Infrastruktura ka pësuar dëme, ka ndërprerje të rrymës”, theksoi ai.
Sipas autoriteteve, mbrojtja ajrore ka arritur që të rrëzojë 27 dronë rusë.
Në Rusi – shtet që nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022 – Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se ka rrëzuar 59 dronë ukrainas. Nga këto fluturake, 11 u rrëzuan mbi Detin e Zi dhe dhjetë të tjerë në rajonin rus të Krasnodarit.
Edhe Rusia ka raportuar për dëme nga sulmet.
Sipas guvernatorit të rajonit Volgograd, Andrey Bocharov, një depo e naftës në Oktiabrski është goditur nga copëzat e dronëve të rrëzuar. Kjo gjë ka shkaktuar zjarr në këtë depo dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje për të shuar flakët.
Autoritetet kanë evakuuar banorët për shkak të zjarreve, sipas Bocharovit./rel
Plagoset me armë zjarri një person në Pejë
Lumi Vjosa del sërish nga shtrati, rrezik rritjeje të niveli...
Shfuqizimi i Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë, sipas njohës...
Kontratë rekorde, Saka do të bëhet më i paguari në historinë...
Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj t...
27 vite nga vrasja e Enver Malokut, Abdixhiku nderon jetën d...