Një pacient në të pesëdhjetat me koronavirus në Japoni është dërguar me forcë në spital pasi kishte disa qëllime jo fort të mira.
Mediat vendase bëjnë të ditur se burri rezulton pozitiv me sëmundjen që u ka marrë jetën 3,652 personave dha ka infektuar 107,491 të tjerë.
Edhe pse e kishte virusin, pacienti nuk kishte simptoma dhe për këtë arsye mjekët i kërkuan që të shkonte në shtëpi dhe të vetë-izolohej.
Por, burri, i cili kishte pasur edhe prindërit me Covid-19, e injoroi këshillën e mjekëve dhe u kishte thënë disa të afërmve të tij se “do ta shpërndante virusin”.
Pas kësaj ai kishte marrë një taksi dhe kishte shkuar në një bar. Ai u largua nga bari i parë dhe shkoi në një tjetër, ku u tregoi personave të pranishëm se ishte i sëmurë me Covid-19.
Kryebashkiaku i Gamagorit, Toshiaki Suzuki u shpreh: Është për të ardhur keq që ai nuk qëndroi në shtëpi, ashtu siç e kishin udhëzuar të bënte.
Që pas incidentit, burri është dërguar në spital ku po merr edhe kujdes shëndetësor.
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...