Parlamenti i Moldavisë ka miratuar të premten gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë, për shkak të sulmit rus në shtetin fqinj, Ukrainë.
Në mesin e gjërave tjera, gjendja e jashtëzakonshme ndalon protestat masive dhe i mundëson Qeverisë të dëbojë “personat e padëshiruar” nga shteti.
Kryeministrja moldave, Natalia Gavrilita, ka thënë që më shumë se 4,200 refugjatë nga Ukraina tashmë kanë hyrë në këtë shtet.
Disa prej tyre kanë vazhduar rrugën drejt Bashkimit Evropian, mirëpo të paktën 100 kanë aplikuar për azil në Moldavi.
Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë raportuar se autoritetet moldave kanë krijuar qendra për t’iu ndihmuar ukrainasve në dy pikat kufitare, Ocnita dhe Palanca./REL/
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...