Numri i viktimave të njohura të abuzimit seksual të ish-mjekut amerikan të gjimnastikës, Larry Nassar, është rritur në 265, tha një gjyqtar i Miçiganit.
Të paktën 65 viktima janë vendosur të përballen me 54 vjeçarin në seancën gjyqësore të kësaj jave javë në seancën e fundit të tre seancave të dënimit, thonë prokurorët, transmeton portali arbresh.info
Ai u dënua javën e kaluar me 40 deri në 175 vjet burg pasi afro 160 gra dëshmuan se i kishte ngacmuar.
Mjeku u dënua më parë me 60 vjet burg për posedim të pamjeve të abuzimit të fëmijëve.
Nassar u deklarua fajtor në nëntor në tre akuza për sjellje seksuale kriminale të shkallës së parë kundër vajzave për të cilat ai duhej të siguronte kujdes mjekësor./Arbresh.info/
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...