Shefi i ekipit mjekësor të Papa Françesku deklaroi se ai ishte aq pranë vdekjes në një moment të trajtimit, saqë mjekët seriozisht menduan të ndërprisnin trajtimin për t’i mundësuar atij të përfundonte jetën në paqe.
Mjeku në spitalin e Romës, Sergio Alfieri, tha se Papa, pas një krize të frymëmarrjes më 28 shkurt, pati probleme të mëtejshme dhe pothuajse u mbyt nga të vjellat.
“Ekzistonte një rrezik i vërtetë që ai të mos e përballonte dot”, tha mjeku.
Ai theksoi se në atë moment mjekët duhej të zgjidhnin rrugën e mëtejshme të trajtimit.
“Duhej të vendosnim nëse do të ndalonim dhe ta linim ose të vazhdonim përpara me të gjitha ilaçet dhe terapitë e mundshme, duke u përballur me rrezikun e dëmtimit të organeve të tjera. Në fund, vendosëm të vazhdonim”, shtoi ai.
Papa 88-vjeçar doli nga spitali të dielën pas krizës më të rëndë shëndetësore gjatë 12 viteve të papatit të tij./abcnews.al
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit