Një tjetër musliman në shtetin amerikan të New Mexico-s është vrarë dhe autoritetet thanë të shtunën se po punonin për të përcaktuar nëse vrasjet e katër burrave muslimanë gjatë nëntë muajve të fundit ishin të lidhura me njëra-tjetrën.
Shefi i policisë së Albuquerque, Harold Medina, u tha gazetarëve se “një i ri që është pjesë e komunitetit musliman u vra të premten”.
Ai vuri në dukje se vrasja mund të lidhet me tre muslimanë të tjerë që u vranë në “të shtëna në pritë” në nëntë muajt e fundit.
Zyrtarët përsëritën kërkesën e tyre që kushdo që ka informacion rreth vrasjeve të kontaktojë policinë.
Masat e sigurisë janë shtuar edhe në pjesë të caktuara të qytetit ku jeton komuniteti musliman.
Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), organizata më e madhe e kombit për të drejtat e muslimanëve, e rriti shpërblimin në 10,000 dollarë, nga 5,000 dollarë, për informacionin që çon në një ose disa të dyshuar për vrasjet./shqip/
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...