Grupi i vendeve të industrializuara (G7) duhet patjetër t’i përgjigjet sulmit të Iranit kundër Izraelit, ka thënë të enjten ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Baerbock theksoi se ajo dhe homologët e saj janë duke biseduar për masat e mundshme kundër Iranit gjatë një takimi në Itali.
“Ne po bisedojmë për masa shtesë këtu në G7, sepse, natyrisht se duhet patjetër të ketë përgjigje ndaj këtij incidenti të paparë”, tha Baerbock.
Megjithatë, ajo shtoi se “nuk duhet assesi të ketë përshkallëzim të mëtejmë në rajon; i cili do të ishte fatal për popullsinë e tij”.
G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara./abcnews.al
Arrestohen dy persona në Pejë për ndërhyrje në proces zgjedh...
Rrezikoi pushuesit në Borsh, policia bllokon mjetin lundrues...
Problemi me fshirjen e ngjyrës në gisht, kryetari i KQZ-së: ...
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me...
Aksident i rëndë në Kroaci: 4 të vdekur, 1 i lënduar
FFK ngushëllon familjen e Fatjon Bunjakut: Humbje e madhe pë...