Ministrja e Brendshme britanike, Amber Rudd, ka thënë se “policia po e trajton sulmin pranë një xhamie si një incident terrorist.
Ajo shtoi se “londinezët janë goditur me një seri sulmesh që në fakt janë pasuar me akte heroike”.
“Ne jemi zgjuar përsëri me një incident të tmerrshëm në Londër. Një sulmues ka marrë një furgon dhe e ka drejtuar mes një grupi njerëzish të pafajshëm në Finsbury Park. Ka një të vdekur dhe disa të plagosur”, njoftoi Rud.
Ajo shtoi se ende nuk kishte shumë detaje për sulmuesin.
“BBC” raporton se një kamion u fut qëllimisht mes këmbësorëve, të cilët sapo kishin falur lutjet e Ramazanit.
Dëshmitarë okularë kanë thënë se i dyshuari ishte ndaluar nga vetë njerëzit në vendngjarje, derisa mbërritën forcat e para të policisë.
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen