Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë publikë numrin emergjent për kosovarët të cilët gjenden në Afganistan.
Shtetasit e Kosovës të cilët gjenden në Afganistan mund të thërrasin numrin emergjent nëse kanë nevojë për informata apo edhe për të kërkuar ndihmë.
MPJD me anë të një postimi në Twitter ka bërë thirrje që të lajmërohen kosovarët që kanë nevojë për ndihmë për të u kthyer në Kosovë.
Numri është +383 045 492 316.
Kujtojmë se sot talibanët kanë uzurpuar edhe pallatin presidencial duke emëruar presidentin e ri të shtetit të Afganistanit.
Ndërsa ambasada e Shteteve të Bashkuar të Amerikës ka tërhequr personelin e saj nga shteti afgan. /arbresh.info/
Postimi i plotë:
Numri i kontaktit për të gjithë qytetarët e Republikës së #Kosovës që kanë nevojë për informata për kthim nga #Afganistani është: +383 (0) 45 492 316 pic.twitter.com/MyjcNC6HiC
— MFA Kosova ?? (@MFAKOSOVO) August 15, 2021
Gjobë 500 euro ndaj një qytetari për hedhje të paligjshme të...
Trump: SHBA ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit
Një zyrtar në Shkodër goditet me mjete të forta në kokë, pol...
Abdixhiku: Po të kishim ambicie për pozita do të kishim marr...
Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës – Berisha me supergol nga ...
Ferizaj lë fushën para fundit, protesta të lojtarëve ndaj gj...