Ministria britanike e mbrojtjes ka publikuar përditësimin e saj mbi situatën në Ukrainë, derisa lufta me Rusinë vazhdon edhe më tej.
Kjo ministri bëri të ditur se beteja rreth qytetit lindor të Severodonetsk është ashpërsuar gjatë fundjavës, me raporte për dy ura të shkatërruara, shkruan Sky News, transmeton arbresh.info.
“Gjatë muajve të ardhshëm, operacionet e kalimit të lumenjve ka të ngjarë të jenë ndër faktorët më të rëndësishëm përcaktues në rrjedhën e luftës. Për të arritur sukses në fazën aktuale operative të ofensivës së saj në Donbas, Rusisë ose do t’i duhet të kryejë veprime ambicioze anësore, ose të kryejë kalime sulmuese të lumenjve”, thuhet në raportin e ministrisë. /arbresh.info/
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...
Kosova shënon fitore ndaj Andorrës
VV thërret festë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë: Ia qi...
Numërimi i votave drejt fundit, kryhen mbi 90% e kutive të v...
LVV e para në 21 komuna
Efekti i Fatmir Limajt, PDK del e para në Malishevë