Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu tha se Gjermania e ka humbur rolin e saj të paanshmërisë në ndërmjetësimin mes Turqisë, Greqisë dhe Qipros.
“Ne duam që Gjermania të mbajë pozicionin e saj të ekuilibruar për çështjet e Mesdheut Lindor dhe Detit Egje”, tha ministri i jashtëm turk në një konferencë shtypi së bashku me ministren e jashtme gjermane Annalena Baerbock në Stamboll, transmeton portal arbresh.info
Ai shtoi se Berlini duhet t’i dëgjojë të dyja palët pa paragjykime.
Baerbock tha më herët sot në Athinë se është e rëndësishme që anëtarët e NATO-s të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes dialogut, duke iu referuar Turqisë dhe Greqisë.
Të dy vendet kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, nga pretendimi i të drejtave për burimet në Mesdhe deri te hapësira ajrore dhe migrimi.
Greqia dhe Qiproja akuzuan Ankaranë të enjten për nxitje të tensioneve ndërsa përgatitet të dërgojë një anije në Mesdhe në shtator për të kërkuar gaz në shtratin e detit./arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...