Ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu do të bëjë një vizitë në Ukrainë me datën 9 dhe 10 shkurt, me rastin e takimit të pestë të Grupit të Planifikimit Strategjik, bën të ditur Ministria e Jashtme.
Çavuşoğlu dhe homologu i tij ukrainas, Pavlo Klimkin, do të flasin për marrëdhëniet dypaleshe dhe do të diskutojnë për mundësite e reja të bashkëpunimit, transmeton portali arbresh.info.
“Të dy palët do të kenë një shkëmbim të plotë të pikëpamjeve mbi çështjet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, me theks të të veçantë do të diskutohet mbi situatën e Krimesë dhe zhvillimet e fundit në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.
Vizita dy ditore e Ministrit të Jashtëm turk do të përkojë me 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Ukrainës./Arbresh.info
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...