Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu dhe homologu i tij gjerman, Sigmar Gabriel, kanë zhvilluar një bisedë të dytë telefonik, pasi tensioned mes dy vendeve janë përshkallëzuar.
Shkak i tensionimit të situatës është ndalimi i mitingjeve nga autoritetet turke në Gjermani, transmeton portali arbresh.info.
Të dy zyrtatër kanë diskutuar rreth situatës së krijuar, shkruajnë mediat turke, por nuk janë bërë të ditura detajet më të hollësishme.
Tensionet mes Ankarasë dhe Berlinit janë përshkallëzuar gjatë javës së kaluar, pasi politikanët dhe mediat gjermanë kanë kritikuar ashpër Turqinë për paraburgimin e gazetarit gjerman, Deniz Yucel.
Në Gjermani jetojnë rreth 3 milionë turqë, ndërsa rreth 1.5 milionë nga ta kanë të drejtë vote./Arbresh.info
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...
47 sportistë të rinj përfitojnë bursën “Shpresa Olimpike 202...
Kurti: Kompromisi në një demokraci duhet të jetë demokratik,...
Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin ...
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...