Ministri i Punëve të Jashtme i Pakistanit, Shah Mahmood Qureshi, ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
“Këtë pasdite ndjeva një temperaturë të lehtë dhe menjëherë u karantinova në shtëpi. Tani kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Falë mirësisë së Allahut, ndihem i fortë dhe energjik”, shkroi në twitter Qureshi.
Ai tha se do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij nga shtëpia dhe i bëri thirrje popullatës që të luten për të.
Më herët, edhe dy ish-kryeministrat pakistanez, Shahid Khaqan Abbasi dhe Syed Yousaf Raza Gilani, lideri opozitar Shehbaz Sharif, si dhe disa anëtarë të kabinetit, ligjvënës dhe politikanë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Shumica prej tyre janë shëruar.
Me 4.087 raste të reja gjatë 24 orëve të kaluara, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend ka arritur në 221.896.
Nga Ministria e Shëndetësisë së Pakistanit thonë se mbi 50 për qind e pacientëve janë shëruar deri më tani, ndërsa 4.551 kanë humbur jetën për shkak të virusit.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...