Franca dhe Ukraina do të rrisin bashkëpunimin e tyre për mbrojtjen. Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka zhvilluar një takim me homologun e tij francez.
Sipas “The Guardian”, Dmitry Kuleba dhe Stephane Sejourne diskutuan për integrimin e Ukrainës në BE dhe NATO dhe vendosjen e sa më shumë sanksioneve kundër Rusisë.
“Rusia shpreson se Ukraina dhe mbështetësit e saj do të lodhen para tyre. Ne nuk do të bëhemi më të dobët”, tha Séjourné gjatë një konference për shtyp në Kiev.
Ministri i Jashtëm francez gjithashtu inkurajoi kompanitë franceze, si transporti, energjia, telekomunikacioni dhe uji, të investojnë në Ukrainë./abcnews.al/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira