Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn ka dalë pozitiv për koronavirusin, tha të mërkurën Ministria e Shëndetësisë.
Ministria tha se 40-vjeçari Spahn ishte larguar menjëherë në izolim dhe se deri më tani ai ka zhvilluar “simptoma të ngjashme me të ftohtin”, transmeton portali arbresh.info
Ministria e shëndetësisë konfirmoi se të gjithë ata që ishin në kontakt me Spahn ishin informuar, megjithëse asnjë anëtar i kabinetit të kancelares Angela Merkel nuk do të izolohet – pavarësisht se ishte takuar me ministrin e shëndetësisë gjatë një takimi më herët të mërkurën.
“Kabineti Federal takohet në përputhje me rregullat e higjienës dhe distancës, të cilat synojnë të sigurojnë që edhe nëse një person që më vonë rezulton pozitiv, do të marrë pjesë, karantinimi i të tjerëve apo edhe i të gjithë pjesëmarrësve nuk do të ishte i nevojshëm “, tha një zëdhënës i qeverisë.
Kur u informua për diagnozën e Spahn, Merkel i uroi atij një shërim të shpejtë, konfirmoi zëdhënësi. Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas shprehu ndjenja të ngjashme ndërsa shkroi në Twitter: “Ne po i mbajmë gishtat e kryqëzuar për ju”./arbresh.info/
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...