Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian takohen të hënën në Bruksel për të diskutuar për krizën në Ukrainë dhe situatën e sigurisë në Bosnje e Hercegovinë.
Në Bruksel pritet të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pasi kriza në Ukrainë është në krye të agjendës së takimit të ministrave të BE-së.
Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore kanë thënë se Rusia ka vendosur që ta pushtojë Ukrainën, teksa ka grumbulluar mbi 150,000 trupa përgjatë kufijve ukrainas. Por, Moska vazhdimisht mohon se ka plane për pushtim.
Po ashtu, ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë për situatën e përkeqësuar të sigurisë në Bosnje e Hercegovinë.
Shefi i diplomacisë së BE-ë, Josep Borrell, ndezi alarmin më 20 shkurt, pasi nacionalistët kroatë të Bosnjës paralajmëruan se do të prishnin zgjedhjet e ardhshme, dhe do të formonin rajonin e tyre./REL/
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...