Militantët e Hezbollahut mund të kryejnë sulme në SHBA

22:31 | 10 Tetor 2017

Shtetet e Bashkuara besojnë se Hezbollahu është i vendosur që të kryejë sulme brenda territorit amerikan, ka deklaruar Nicholas J. Rasmusen, drejtori i Qendrës Kombëtare të Antiterrorizmit.

“Vlerësimi ynë është se Hezbollahu është i vendosur që në mënyrë potenciale të kryejë sulme terroriste në territorin tonë”, tha ai gjatë një konference për shtyp, transmeton portali arbresh.info

Ai vuri në duke se para 11 shtatorit 2001, Hebzollahu ishte përgjegjës për vdekjet e amerikanëve më shumë se çdo grup tjetër terrorist.

4190940166

Rasmussen njoftoi edhe për shpërplibimin në vlerë të miliona dollarëve që mund të ndihmojnë në arrestimin e dy zyrtarëve të Hebollahut: Talal Hamiyah dhe Fu’ad Shukr.

Sipas tij, Hamiyah është kreu i koordinimit dhe ekzekutimit të sulmeve jashtë Libanit, ndërsa Shukri luajti një rol qendror në sulmin e vitit 1983 në kazermat detare të SHBA-ve në Bejrut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara