Miliarderi populist, Andrej Babis, dhe partia e tij kanë fituar zgjedhjet qendrore në Republikën Çeke.
Babis, 63 vjeçar, është njeriu i dytë më i pasur i vendit, dhe bëri kampanjë kundër establishmentit dhe platformës Euroskeptike, shkruan BBC.
Rezultatet nga më shumë se 98% e vendvotimeve ia dhanë lëvizjes së tij centriste ANO (Po), gati 30% të votave, afro tre herë më shumë se rivalit më të afërt.
Babis tani është pretendenti kryesor për t’u bërë kryeministër pas negociatave për koalicion.
Pasuria e 63 vjeçarit vlerësohet të jetë katër miliardë dollarë, por Babis është përballur me një numër skandalesh, përfshirë këtu edhe atyre për mashtrim si dhe akuzave se ishte agjent policor i kohës së komunizmit.
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...