Franca dhe Gjermania i kanë dhënë Turqisë një javë kohë që të qartësojë pozicionin e saj në Mesdheun Lindor, ndërsa Ankaraja vijon me provokime.
Turqia, duke injoruar përfundimet e Samitit të 2 tetorit sipas të cilit kërkohej që vendi të ndalte kërkimet në Mesdheun Lindor, njoftoi të mërkurën se do të riniste kërkimet të cilat i kishte pezulluar muajin e shkuar.
“Është e qartë për ne se Turqia këmbëngul me veprimet provokuese që janë të papranueshme”, tha ministri francez i punëve të Jashtme, Yves Le Drian gjatë një konference për mediat bashkë me homologun e tij gjerman dhe atë polak.
Ai shtoi se tashmë topin e ka Turqia, por BE është gati që të ndryshojë situatën nëse Ankaraja nuk i përgjigjet kërkesës për dialog.
Nga ana tjetër, ministri gjerman Haiko Maas tha se vendimi i Turqisë për të dërguar anijet serish në Mesdhe ishte i papranueshëm. Po ashtu, ai shtoi se BE do të presë një javë përpara se të veprojë.
“Kjo është hera e dytë që dialogu i pritur nuk është realizuar dhe nuk e dimë se kur dot ë ndodhë. Ne do të presim një javë për të parë nëse do të ketë progres, dhe pastaj do të vendosim se çfarë sanksione do të marrim.”/kdpolitik/
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...