Kancelari gjerman Friedrich Merz u bëri thirrje vendeve evropiane që të veprojnë me shpejtësi për t’u përshtatur me ndryshimet e mëdha globale, duke paralajmëruar se rendi i vjetër botëror po shembet me ritme të shpejta.
Në fjalën e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Merz theksoi se agresioni rus ndaj Ukrainës hapi një kapitull të ri në politikën ndërkombëtare, por sipas tij transformimi global është edhe më i thellë.
Ai vuri në dukje se Kina është shfaqur tashmë si një fuqi e madhe me vizion afatgjatë, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përballen me sfida serioze ndaj rolit të tyre dominues në skenën globale, duke reaguar përmes ndryshimeve rrënjësore në politikën e jashtme dhe të sigurisë.
“Po hyjmë në një epokë të re të konkurrencës mes fuqive të mëdha”, deklaroi Merz, duke shtuar se realiteti i ri ndërkombëtar mbështetet gjithnjë e më shumë te forca dhe ndikimi, madje edhe te përdorimi i saj.
Sipas kancelarit, ky nuk është një zhvillim i lehtë për botën, por ai theksoi se e ardhmja nuk është e paracaktuar.
“Ne kemi ende mundësinë të ndikojmë drejtimin që do të marrë kjo botë e re. Kjo kërkon përballje të sinqertë me realitetin dhe vendime të qarta, të bazuara në realizëm”, përfundoi Merz.
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...