Gjermania u zotua për të ecur përpara në bashkëpunimin konstruktiv me qeverinë e re të Turqisë, pas fitores së presidentit Recep Tayyip Erdoğan në zgjedhjet historike të së dielës, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë shtypi në Berlin, zëdhënësi i kancelares Angela Merkel tha se kanë marrë parasysh rezultatet paraprake, të cilat treguan se presidenti Erdoğan fitoi shumicën absolute në zgjedhjet presidenciale.
“Ne presim të vazhdojmë marrëdhëniet konstruktive dhe të dobishme midis qeverisë gjermane dhe asaj turke”, tha Steffen Seibert.
Ai gjithashtu tha se kancelarja Merkel do të urojë presidentin turk Erdoğan në një kohë të përshtatshme.
Mëngjesin e sotëm Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë njoftoi se Erdoğan fitoi shumicën absolute në zgjedhjet presidenciale.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...