Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të veprojnë së bashku kundër ndryshimit të klimës, nëse dëshirojnë të luajnë një rol kryesor në këtë çështje, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel.
Në mesazhin e saj Merkel u shpreh se Gjermania do të kontribuojë për të siguruar që Europa të jetë kontinenti i parë që zvogëlon emetimet e dioksidit të karbonit, raporton ATSH.

Ajo pranoi objektivin e përmendur nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen se Bashkimi Evropian duhet të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit deri në vitin 2050, gjatë një samiti të OKB-së për klimën në fillim të kësaj jave.
“Sigurisht kjo do të thotë që të gjitha vendet anëtare duhet të bashkëpunojnë. Por jo të gjitha kanë vendosur ta bëjnë,” deklaroi Merkel.
“Festa e Abetares” mbledh nxënësit në Mitrovicë
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...