Turqit janë të sigurt që të vijnë në Gjermani, deklaroi kancelarja Angela Merkel të dielën, duke hedhur poshtë paralajmërimin nga Ankara se qytetarët e saj duhet të kujdesen kur udhëtojnë atje për shkak të rritjes së ndjenjës anti-turke.
Tensionet midis Berlinit dhe Ankarasë janë rritur muajt e fundit dhe paralajmërimi i Turqisë të shtunën erdhi pasi ministri i jashtëm i Gjermanisë tha të martën që gjermanët që udhëtonin për në Turqi rrezikonin paraburgim arbitrar edhe në zonat turistike.
“Dua të them shumë qartë se të gjithë qytetarët turq mund të udhëtojnë këtu”, tha Merkel në qytetin veriperëndimor gjerman të Delbrueck.
“Asnjë gazetar nuk arrestohet këtu dhe asnjë gazetar nuk vihet në paraburgim. Liria e mendimit dhe sundimi i ligjit mbizotërojnë këtu dhe jemi krenarë për këtë, “tha Merkel.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira