Vendimi i Qeverisë erdhi pas një zemërimi të përgjigjës së Maassen ndaj trazirave të së djathtës ekstreme në Chemnitz.
“Gjuajtjet” anti-migrante u raportuan më 26 gusht pasi një gjerman u vra duke u grindur me emigrantë.
Massen dyshonte se njerëzit që dukeshin si të huaj kishin qenë të kërcënuar, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.
Kancelarja, Angela Merkel e shkarkoi atë.
Massen do të largohet nga shërbimi i spiunazhit BfV dhe do të bëhet sekretar i shtetit në Ministrinë e Brendshme.
Transferimi i tij ishte një kompromis në mes Merkelit dhe partnerëve të saj të koalicionit, Ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer nga CSU bavareze të së djathtës dhe kreu i qendrës së majtë Social Demokrat (SPD), Andrea Nahles.
Shefi i spiunazhës, Maassen tha se zyra e tij federale për mbrojtje kushtetuese (BfV) – e cila është e ngjashme me MI5 britanike – nuk kishte “informacion të besueshëm rreth këtyre gjuajtjeve që po ndodhin”.
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu