Kancelarja Angela Merkel është paralajmëruar nga partnerët potencialë të koalicionit se ajo do të përballet me detyrë të vështirë në formimin e një qeverie stabile.
“Politika nuk është matematikë”, paralajmëron lideri i partisë FDP, Christian Lindner, që shihet si një aleat natyral për koalicion, transmeton portali arbresh.info
Në një zhvillim të ndarë, mirëpo dramatik, ministri i financave Wolfgang Schäuble, raportohet të ketë humbur punën e tij. Kjo pasi që ai do të marrë rolin e presidentit të Bundestagut.
Schäuble, 75 vjeç, është parë prej kohësh si një figurë me ndikim në eurozonë dhe një avokat kryesor i masave shtrënguese.
Zgjedhja e pasardhësit të tij do të bëhet tani një pjesë e rëndësishme e bisedimeve të koalicionit. Ministria e Financave dihet se është lakmuar nga FDP, dhe mund të plotësohet nga Z. Lindner.
Ndërkohë, komentuesit gjermanë sugjeruan se z. Schäuble mund të përdorë përvojën e tij politike për të kontrolluar debatet e nxehta në parlament duke përfshirë AfD-në nacionaliste të krahut të djathtë./arbresh.info/
Fabjola Elezaj thyen heshtjen pas daljes nga “Ferma VIP”
Ilir Meta nga gjyqi përshëndet të pranishmit me dy gishtat l...
Irani hedh poshtë kritikat e Trump për kërkesat e përfundimi...
Limaj kërkon të bashkohet me listën e PDK-së, Lladrovci: Ësh...
Specialja kundërshton interpretimin e raportit britanik, aku...
Kurti në Gjermani: Kosova ka potencial të madh në teknologji...