Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se nuk është pishman për vendimin e saj në vitin 2015 për t’u hapur dyert qindra mijëra refugjatëve kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme.
Në një intervistë për gazetën gjermane Welt am Sonntag, Merkel ka mohuar se ka ndjekur politikë të gabueshme në lidhje me lejimin e refugjatëve në Gjermani, transmeton portali arbresh.info
Gjermania ka përballuar fluksin më të madh të refugjatëve nga Siria dhe Iraku, situatë e cila e krijoi përçarje të thella në partinë konservatore të Merkelit.
“Vendimet që i kam marrë në 2015-tën do t’i merrja njejtë sërish”, tha Merkel. “Ishte situatë e jashtëzakonshme dhe morra vendim duke u bazuar në atë se ishte e drejtë politike dhe humanitare”.
Vendimi i saj për të hapur kufijtë kontribuoi në rritjen e mbështetjes për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), që sipas sondazheve thonë se mund të fitojë deri në 10 përqind në zgjedhjet e shtatorit.
Gjermania pritet të shkojë në zgjedhje gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa Angela Merkel kandidon për mandatin e saj të katërt për kancelare./arbresh.info/
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...