Ajo ka thënë se duke vazhduar mbajtjen e “disiplinës maksimale, ne mund të kthehemi më shpejt në një jetesë të sigurt”.Merkel ka paralajmëruar se një disiplinë e tillë është e nevojshme për të ndalur rinisjen e izolimit.
“Ne nuk mund të humbim atë që e kemi arritur tashmë”, ka thënë ajo, teksa ka përgëzuar efikasitetin e sistemit shëndetësor të Gjermanisë dhe asistencën e forcave të armatosura në luftimin e sëmundjes, COVID-19, që shkakton coronavirusi. Ajo ka thënë se vendimet e qeverisë së saj ndaj krizës “nuk kanë model historik”.
Kancelarja gjermane ka thënë mes tjerash se Evropa duhet të rrisë kapacitetin për të prodhuar pajisje speciale mjekësore, në vend që të varet nga furnizimet globale.Instituti gjerman, Robert Koch ka konfirmuar për 145,694 persona të prekur dhe 4,879 të infektuar si pasojë e coronavirusit të ri në Gjermani.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron