Ish-kryeministri italian edhe njëherë është “ngatërruar” me kancelaren gjermane dhe udhëheqësit e tjerë të botës.
Ai u detyrua të jap dorëheqje në vitin 2011 për menaxhimin e dobët të krizës së borxhit në Italisë dhe për zbulimet e lidhjeve me partitë e rrezikshme, shkruan “Daily Express”, transmeton portali arbresh.info
Pasi u shpall fajtor për mashtrim tatimor në vitin 2013, 81-vjeçari ra nga fokusi pasi ai u detyrua të kryejë një shërbim të komunitetit një vjeçar në një shtëpi të kujdesit në Milano dhe u shkëput politikisht.
Së fundmi, Berluskoni ka vendosur që t’i kthehet politikës italiane, duke kandiduar për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, por që më befasuese ishte mbështetja e Merkel.
Gjatë kësaj jave, Merkel e ka uruar ish-kryeministrin Silvio Berluskoni për zgjedhjet e përgjithshme në Itali, që pritet të mbahen gjatë vitit të ardhshëm.
Merkel ka zhvilluar një bisedë telefonike të shkurtë me Berluskonin, ndërsa i ka uruar fat atij në zgjedhje./arbresh.info/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK