Kancelarja gjermane Angela Merkel është ankuar mbi mosfunksionimin e marrëveshjes BE-Turqi.
“Marrëveshja nuk ka funksionuar sikurse kemi shpresuar,” është shprehur Merkel, transmeton arbresh.info.
Marrëveshja e cila ishte nënshkruar në mars të vitit të kaluar, parasheh refugjatët dhe emigrantët që kanë hyrë ilegalisht në Greqi të kthehen në Turqi.
Gjatë gjashtë muajve të parë të paktit, Greqia ka dërguar vetëm vetëm një numër të vogël të refugjatëve që kishin ngelur të bllokuar në vend, megjithatë eksprestët kanë theksuar se nuk ka gjasa për të parandaluar refugjatët nga përpjekja për të arritur në Evropë.
Megjithatë, Merkel tha se BE-ja ka nevojë të nënshkruajë marrëveshje të ngjajshme me vendet e Afrikës Veriore për të dekurajuar emigrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë.
“A mund të arrijmë një marrëveshje të ngjajshme si ajo me Turqinë edhe me vendet tjera si Libia, Tunizia dhe Egjipti, prej nga gjithashtu vijnë emigrantë?”, tha ajo, duke shtuar se negociatat janë në fazë të hershme.
“Marrëveshja me Turqinë është një shembull i mirë,” shtoi ai./Arbresh.info
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...