Euro duhet të mbetet si valuta e vetme monetare në bllok, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel, duke u bërë thirrje anëtarëve të bllokit që të përmbushin angazhimet e tyre rreth vlerës së vetme monetare brenda BE-së.
“Për mua kjo nuk është një çështje e dy shpejtësive brenda zonës euro”, ka thënë Merkel, transmeton portali arbresh.info.
“Eurozona duhet të funksionojë dhe një gjë e tillë është pranuar nga të gjitha shtetet anëtare që përdorin euron si vlerë të monetare”, ka shtuar ajo.
Ministri i Financave, Wolfgang Schaeuble, ha të mërkurën se Greqia do të duhet të largohet nga euro zona nëse nuk arrin të përmbushë angazhimet e saj e ndihmës.
“Presioni mbi grekët për të ndërmarrë reforma duhet të bëhet konkurues, përndryshe ata mund të largohen nga euro zona”, ka thënë ai për transmetuesin publik gjerman ARD./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...