Raportuesja speciale e OKB-së Agnes Callamard ka kritikuar ashpër kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin francez Emmanuel Macron për heshtjen e tyre ‘frikacake’ në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit në Turqi.
“Ky incident (vrasja e Khashogit) na ka demonstruar frikën e bashkësisë ndërkombëtare”, tha Callamard për BussinesInsider, transmeton portali arbresh.info
Ajo ka kritikuar liderët botërore për mos distancim nga Princi i kurorës saudite, Mohammad bin Salman.
“Kur e bën Donald Trump, është tjetër gjë. Por është papranueshme që liderët europianë Angela Merkel ose Emmanuel Macron iu bashkuan kësaj tradite”, tha ajo.

Callamard kritikoi Merkel dhe Macron për pjesëmarrjen në një foto familjare me bin Salman gjatë samitit të drejtuesve të G20 në Osaka, Japoni qershorin e kaluar.
“Merkel dhe Macron duhet të kishin demonstruar guxim dhe karakter moral dhe të mos marrin pjesë në një foto familjare me bin Salman,” theksoi ajo.
Gazetari i njohur saudit, që ishte zë kritik i qeverisë mbretërore në Arabinë Saudite u vra në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor të vitit të kaluar.
Trupi i tij nuk u gjet kurrë, ndërsa sipas mediave botërore dyshohet se trupi i është coptuar.
Në një raport në maj, Callamard kishte përfunduar se ishte një “ekzekutim i qëllimshëm, i paramenduar”, dhe bëri thirrje që princi i kurorës Saudite Mohammad bin Salman të hetohet. Zyrtarët sauditë e përshkruajnë incidentin si një operacion mashtrues që nuk përfshin princin./arbresh.info/
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person