Kancelarja gjermane Angela Merkel i qëndron objektivit për një buxhet të ekuilibruar pavarësisht shpenzimeve të lidhura me një numër rekord kërkuesish për azil, konfirmoi ajo sot në një mesazh të përjavshëm video.
“Ne duhet të rikonsiderojmë prioritetet, por nuk mund të mjaftohemi që të themi se meqënëse është një detyrë e vështirë, ekuilibri buxhetor apo çështja e borxhit nuk kanë më rëndësi”, deklaroi kancelarja gjermane.
“Ajo që ne shpenzojmë më shumë, në raport me kushtet tona, përfaqëson po aq të ardhura të tërhequra nga brezat e ardhshëm”, insistoi Merkel.
Duke e cilësuar si detyrë kombëtare strehimin dhe integrimin e refugjatëve, kancelarja vlerësoi se “çdo nivel – shtet rajonal, komunë dhe shtet federal – duhet të marrin pjesën e tyre”.
Merkel, që premtoi të hënën se shteti federal do të bëjë më shumë për të ndihmuar organizimet lokale, nuk ka dhënë asnjë shifër për momentin mbi këtë çështje, që do të specifikohet më 24 shtator, gjatë një mbledhje mes qeverisë dhe shteteve rajonale.
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...