Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka uruar sot kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.
Meloni ka theksuar angazhimin e saj dhe qeverisë italiane për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Dua t’i shpreh urimet e mia më të sinqerta kryeministrit Edi Rama për rikonfirmimin e tij në krye të qeverisë shqiptare”, shkruan Meloni në një mesazh në rrjetet sociale.
“Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një dëshire të përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave globale me zgjidhje inovative”, thekson Meloni.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektivat e përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë”, thuhet në urimin e Melonit.
Më tej, kryeministri Rama i është përgjigjur Melonit përmes një mesazhi në rrjetin “X”.
“Faleminderit, motër. Është një nder t’i shërbej një marrëdhënieje të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe është një privilegj të bashkëpunoj me një lidere si ty, që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Nuk e di nëse e kam shkruar saktë “një udhëheqës” dhe jo “një udhëheqëse”, por di me siguri se më e mira për vendet tona ende nuk ka ardhur”, shkruan Rama./atsh
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë