Numri më i ri i revistës “US Weekly” shkruan se si presidenti amerikan dhe bashkëshortja e tij vetëm në udhëtimet zyrtare flenë në të njëjtën dhomë, por edhe atëherë kanë shtretër të ndarë.
Derisa janë të rrethuar me fotoreporterin ushtarak dhe kamera, Donald Trump dhe Melani Trump buzëqeshin dhe mbahen për dore duke u përpjekur të tregojnë pamjen e një çifti të lumtur, pas dyerve të mbyllura marrëdhëniet e tyre janë larg të qenit të lumtur.
US Weekly nga burime të afërta të Trump merr vesh se si çifti ka probleme që një kohë të gjatë, pasi Melani refuzon të ndajë shtratin bashkëshortor me Donaldin.
“Melani dhe Donald kanë dhoma të ndara të fjetjes. Vetëm në raste të rralla kur janë në udhëtim zyrtar flenë në të njëjtën dhomë, por edhe atëherë nuk ndajnë shtratin, por secili fle në shtratin e vet si çiftet mbretërore. Ata asnjëherë nuk kanë kaluar natën së bashku”, pohon burimi, transmeton KosovaPress.
Thuhet se Melani nuk ka dëshiruar rolin e damës së parë dhe ia sheh për të madhe bashkëshortit të saj që e ka adaptuar në një jetë të tillë, të cilën ajo e përçmon.
“Melani dëshiron që sa më pak të paraqitet në publik dhe për këtë bën minimumin e obligimeve të saja si dama e parë dhe dëshiron të ketë sa më pak lidhje me Donaldin”, ka thënë një burim i afërt me familjen Trump.
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...
Konjufca: Rrugët tona me Osmanin prapë do të takohen, opozit...
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...