Tentativa për të shmangur bllokimin e makinës nga policia i ka kushtuar shtrenjtë një shqiptari, i cili për të mos iu bindur urdhërit ka aksidentuar rëndë një punonjëse policie dhe ka tentuar të largohet.
Mediat meksikane kanë publikuar lajmin bashkë me një video nga momenti i aksidentit. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është arrestuar pasi është ndjekur gjatë nga policia, në një prej zonave më të populluara të Meksiko Siti dhe në bulevardin më të famshëm të tij, “Paseo dela Reforma”, shkruan tch, transmeton portali arbresh.info
Pas arrestimit, në makinën shqiptarit i është gjetur një hanxhar dhe një neutralizues elektrik. Menjëherë prokuroria meksikane ka nisur verifikimet për këtë person, duke kërkuar informacione në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, e cila mbulon dhe Meksikën.
Por policia ka kontaktuar edhe autoritetet federale për të zbuluar se me çfarë statusi shqiptari, mosha e të cilit raportohet herë 33 herë 38 vjeç, ndodhej në Meksikë.
Top Channel ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme për më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje dhe identitetin e shtetasit shqiptar të arrestuar, por deri më tani ende nuk ka asnjë informacion.
I vetmi element i besueshëm është fotoja e shqiptarit, armët e gjetura në makinë dhe përpjekja e tij për t’iu shmangur një gjobe të policisë, sikurse ndodh rëndom në Shqipëri. Një gjobë që tani mund t’i kushtojë shtrenjtë, sidomos pas plagosjes së agjentes.
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...