Më shumë se 1.000 pelegrinë janë evakuuar dhe dy të tjerë u plagosën gjatë shpërthimit të një zjarri në një hotel në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës, në Arabinë Saudite.
Incidenti ndodhi vetëm gjashtë ditë pas vinçi vdekjeprurës shkaktoi të paktën mbi 100 viktima.
Autoritetet saudite thonë se zjarri shpërtheu në katin e tetë të hotelit 11-katëshe në lagjen Azizij.
Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë dy pelegrinë të plagosur, dhe 1.000 janë evakuuar të padëmtuar, tha agjencia e mbrojtjes civile.
Autoritetet saudite nuk kanë dhënë asnjë informacion për shkaqet e zjarrit.
Zjarri ndodh vetëm katër ditë para haxhit dhe gjashtë ditë pas rënies së vinçit në Xhaminë e Madhe në Mekë, duke vrarë më shumë se 100 persona dhe qindra të besimtarë të tjerë mbeten të plagosur./TetovaSot/
https://youtu.be/tdLNglY7Ndo
Bashkimi për finalen e dytë radhazi, Bora për të parën në hi...
Haxhiu kujton Skënderbeun: I dha drejtim historisë shqiptare
Koreja e Veriut heq nga kushtetuta synimin për ribashkim me ...
Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten me nga 200 euro dy shof...
Marrëveshja për Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve, Rama...
Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat,...