Policia gjermane është duke hetuar ‘lidhjet islamike’ në sulmin me bombë ndaj ekipit të futbollit Borussia Dortmund.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një letër ku merret përgjegjësia për një seri shpërthimesh, transmeton portali arbresh.info.
Bombat shpërthyen në afërsi të autobusit të ekipit para ndeshjes së çerek finales në Ligën e Kampionëve.
Sipas gazetës gjermane Sueddeutsche, letra nis me këto fjale: “Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirë-bërësit”, dhe gjithashtu përmendet edhe sulmi në tregun e Krishtlindjes.
Letra e panënshkruar i referohet përfshirjes së ushtrisë gjermane në operacionet mbikëqyrëse kundër Shtetit Islamik si një nga arsyet për këtë sulm.
Më tej thuhet se atletët dhe të famshmit “në Gjermani dhe në kombet tjera” do të jenë në “listën e vdekjes së Shtetit Islamik”, raporton Sueddeutsche, gjë e cila do të aplikohet derisa tornadot gjermane të tërhiqen dhe baza ajrore amerikane në Ramstein të mbyllet./Arbresh.info
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?
Rama pas takimit me homologun grek: Ne duam t’u bashkohemi j...
Hoxha takim me homologun grek: Kapitull i ri në marrëdhëniet...
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...