Më shumë se 200 emigrantë dyshohet se kanë vdekur pasi një anije është fundosur në brigjet e Libisë, deklaron një organizatë spanjolle.
Organizata ‘Procativa Open Arms’ tha se pesë trupa janë gjetur në afërsi të barkës së përmbysur, transmeton portali arbresh.info.
Sipas mediave spanjolle pesë trupat ishin të gjinisë mashkullore të cilët kanë humbur jetën gjatë tentimit për të kaluar nga Deti Mesdhe në vendet e BE-së.
Një zëdhënës i rojës bregdetare në Itali ka konfirmuar për gjetjen e pesë trupave, ndërsa dyshohet se të paktën 240 persona mund të kenë humbur jetën pasi barkat që transportonin emigrantët ishin të mbingarkuara./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...