Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka deklaruar së për fat të keq numri i rasteve me koronavirus dhe vdekjeve është duke u rritur.
Ai paralajmëruar qytetarët spanjollë se ‘më e keqja ende s’ka ardhur’ dhe se ‘ditë edhe më të vështira do të vijnë’, transmeton portal arbresh.info
Në një konferencë për shtyp, ai tha se rreziku ishte “kudo”, duke i nxitur njerëzit të qëndrojnë brenda. Ai i quajti masat e vendit për të frenuar virusin një nga më të rreptat në Evropë.
Lexo edhe: Tusk dënon sjelljet “nacionaliste” të shteteve të BE’së në luftën kundër koronavirusit
Sanchez gjithashtu vlerësoi reagimin e bashkatdhetarëve të tij për krizën, që po kalojnë një javë në gjendje të jashtëzakonshme.
Spanja ka regjistruar 24.926 raste me infeksion dhe 1,326 vdekje./arbresh.info/
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...