Senatori amerikan, John McCain, tha se së shpejti do t`i kthehet punës në Uashington, edhe pse është diagnostikuar me kancer në tru.
“E vlerësoj shumë mbështetjen. Do të kthehem shpejt – fatkeqësisht për partnerët e mi në Kongres me të cilët kacafytem”, tha McCain përmes një postimi në Twitter.
Mjekët thonë se McCain, 80 vjeç, ka glioblastomë, një kancer agresiv që shoqërohet me koagulim gjaku. McCain është operuar në kokë javën e kaluar.
Ai është veteran i luftës në Vietnman dhe kryeson Komitetin e Senatit për Shërbime të Armatosura.
“Senatori McCain ka qenë gjthmonë luftëtar”, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, duke i uruar shërim të shpejtë.
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...