Shtatë vetë, duke përfshirë 5 fëmijë, vdiqën këtë të premte, pasi anija me të cilën ata udhëtonin u mbyt në brigjet veri-perëndimore të Turqisë.
Autoritetet turke thanë se 5 persona janë në kërkim.
Varka mbante gjithsej 17 emigrantë, tha Roja Bregdetare, raportojnë mediat e huaja.
Në një deklaratë, roja bregdetare tha se operacionet e kërkim-shpëtimit, duke përfshirë katër anije dhe dy helikopterë po kontrollonin për të gjetur katër emigrantë dhe një kontrabandist të dyshuar migrues.
Turqia u bë një nga pikat kryesore të nisjes për migrantët që udhëtojnë për të shkuar në Europë. Shumë vetë po ikin nga varfëria dhe konfliktet në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE