Pasagjerët janë detyruar të evakuohen nga fluturimi i British Airways, pasi kabina u mbush me tym pak para se të ulej në Valencia të Spanjës.
Agjencia e lajmeve Europa Press tha se tre persona janë trajtuar për thithje të tymit dhe 10-12 të tjerë për goditjet e marra kur rrëshqitën gjatë situatës emergjente.

Nuk ka konfirmim ende zyrtar për këtë, transmeton portali arbresh.info.
“Ende duke pritur për të kuptua se çfarë ndodhi me fluturimin tonë të British Airways nga LHR për në Valencia ku kabina jonë është mbushur me tym në 10 minutat e fundit të fluturimit, duhej të zbrisnim përmes daljes emergjente”, tha pasagjeri Gayle Fitzpatrick.

Pasagjerët janë ankuar se gjatë dhe pas zbritjes nuk ka pasur komunikim nga stafi i linjës ajrore.
Një zëdhënës nga linja ajrore vetëm ka konfirmuar incidentin por pa dhënë informacione./arbresh.info/
https://twitter.com/gaylem1978/status/1158435942669135873?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.euronews.com%2F2019%2F08%2F05%2Fbritish-airways-plane-evacuated-after-cabin-fills-with-smoke
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë