Mbreti u dërgua në spital të enjten në lidhje me trajtimin e tij ndaj kancerit dhe si rezultat i është dashur të shtyjë me “keqardhje” aktivitetet e tij të së premtes, ka njoftuar Buckingham Palace.
Një zëdhënës i Pallatit Buckingham konfirmoi se Mbreti ishte kthyer në Clarence House, rezidenca e tij në Londër, pas udhëtimit të tij në spital.
“Pas trajtimit të planifikuar dhe të vazhdueshëm mjekësor për kancerin këtë mëngjes, Mbreti përjetoi efekte anësore të përkohshme që kërkonin një periudhë të shkurtër vëzhgimi në spital. Prandaj, angazhimet e pasdites së Madhërisë së Tij u shtynë. Ai tani është kthyer në Clarence House dhe si masë paraprake, duke vepruar sipas këshillave mjekësore, programi i axhendës së nesërme do të riplanifikohet. Madhëria e tij dëshiron t’u kërkojë falje të gjithë atyre që mund të jenë të bezdisur ose të zhgënjyer si rezultat i këtij vendimi”, tha zëdhënësi i pallatit mbretëror./rtk
Arrestohen dy persona, konfiskohen të holla të përfituara ng...
Rama: Albin Kurti lufton për pushtet, e jo për shtet
Me armë zjarri dhe duke vrapuar, publikohen pamjet kur atent...
Haradinaj kritikon qeverinë: Punëtorët përballen me paga të ...
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion
Maji nis me çmime të larta të derivateve në Kosovë