Sipas ndihmësve të saj, Mbretëresha është bërë aq e brishtë sa nuk është në gjendje të shëtisë më qentë e saj të dashur.
Mbretëresha Elizabeth II, ka pasur më shumë se 30 korgi gjatë jetës së saj, por ajo nuk i ka marrë qentë e saj për shëtitje në Kështjellën Windsor për gjashtë muaj, transmeton portal arbresh.info
Pretendimet vijnë pasi Buckingham Palace njoftoi se ajo nuk do të marrë pjesë në shërbimin e Ditës së Commonëealth të hënën.

Pallati nuk ka dhënë asnjë arsye konkrete për mungesën e saj në ngjarje.
Duka dhe Dukesha e Gloucester kanë anuluar gjithashtu pjesëmarrjen e tyre sepse duka ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Mendohet se Mbretëresha mund të mos jetë më në gjendje të shëtisë qentë e saj, raporton The Sun.
“Ajo nuk është mirë”, tha një burim i pallatit.
Sipas burimit, ajo ka nxjerrë qentë në shëtitje vazhdimisht, edhe pas vdekjes së burrit të saj Prince Philip.
Media britanike raporton se Mbretëresha ka gjetur gjithnjë ngushëllim te kafshët shtëpiake, sidomos pas vdekjes së Prince Philip.
Mbretëresha rezultoi pozitive për Covid më 20 shkurt dhe Buckingham Palace tha në atë kohë që ajo po përjetonte “simptoma të lehta të ngjashme me të ftohtin”./the sun/arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim