Mbretëresha e Britanisë Elizabeth deklaroi se dëshiron që Camilla, Dukesha e Cornwall-it, të njihet si Queen Consort (Bashkëshortja mbretëreshë) kur Princi Charles të marrë fronin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një mesazh për përvjetorin e ngritjes së saj në fron, mbretëresha shprehu falënderimet e saj për publikun dhe familjen e saj për mbështetjen e tyre gjatë 70 viteve të saj në fron.
“Dhe kur të vijë koha, që djali im Charles të bëhet mbret, unë e di se ju do t’i jepni atij dhe gruas së tij Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua; dhe është dëshira ime e sinqertë që, kur të vijë ajo kohë, Camilla të njihet si ‘Queen Consort’ pasi ajo vazhdon shërbimin e saj besnik”, tha ajo.
Mbretëresha Elizabeth II ka shënuar përvjetorin e 70-të historik në fron.
Jubileu i platinit do ta gjejë atë si monarken më jetëgjatë në historinë britanike, e ulur në fron që nga viti 1952.
Buckingham Palace në fillim të këtij viti publikoi një listë të ngjarjeve festive të planifikuara për verën, e cila përfshin koncerte, ceremoni të veçanta, festa në rrugë dhe një festë shtesë për publikun.
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran