Mbretëresha e Danimarkës, Margrethe II-të ka njoftuar abdikimin e saj të papritur në një fjalim televiziv për vitin e ri.
Ajo do të heqë dorë nga froni më 14 janar, gjegjësisht 52 vjet nga dita që kur u bë Mbretëreshë, raporton bbc.
Djali i saj i madh, Princi i Kurorës, Frederik, do të marrë rolin e Mbretit pas largimit të Margrethe II-të, transmeton Telegrafi.
“Unë do t’ia lë fronin djalit tim, princit të kurorës Frederik”, tha ajo.
Këtë vit, përveç njoftimit, Mbretëresha foli gjithashtu për luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, si dhe rëndësinë e trajtimit të ndryshimeve klimatike.
Duke u përballur me sfida të ngjashme të shoqërisë moderne si familjet e tjera mbretërore në të gjithë Evropën, familja mbretërore daneze ka vendosur të zvogëlojë numrin e anëtarëve mbretërorë.
Kjo shkaktoi në një përçarje shumë të madhe vitin e kaluar pasi fëmijëve të vëllait të vogël të Princit të Kurorës Frederik, Princit Joakim iu hoqën titujt mbretërorë.
Ndryshe, 83-vjeçarja është monarkja më jetëgjatë në historinë daneze, duke marrë fronin pas vdekjes së babait të saj, mbretit Frederik IX në 1952.
Rekordi mbahej më parë nga Christian IV, i cili, ndërsa sundoi teknikisht për 60 vjet, sundoi vetëm për 51 vjet e gjashtë muaj, pasi ishte fëmijë në fillimet e mbretërimit të tij.
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...